1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Shëndetësisë, “Jetimat e Ballkanit” e “Nënë Tereza” e bëjnë Mitrovicën me repart të Pediatrisë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë së shpejti do të bëhet me repartin e Pediatrisë.

Sipas njoftimit. Ministria e Shëndetësisë këtë të hënë nënshkroi marrëveshjen për mbështetje financiare me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe shoqatën “Nënë Tereza”.

“Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, Kryetari i Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza”, (Mynih, Gjermani), z. Shaqir Gashi dhe Drejtori i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, z. Halil Kastrati dëshmuan se kur ekziston vullneti çdo pengesë tejkalohet, veçanërisht për shëndetin e fëmijëve”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Tutje, bëhet e ditur se kjo marrëveshje krijon mundësinë që Ministria e Shëndetësisë të investojë në përmirësimin e kushteve të punës për stafin shëndetësor./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img