Ministria e Shëndetësisë ka hapur tender në vlerë prej 1 milion e 920 mijë eurosh për furnizim me pajisje mjekësore për klinikat e QKUK-së.
Investime janë planifikuar në Klinikën Obstetrike Gjinekologjie, ku parashihet furnizimi me pajisje mjekësore për Fetilizim të Asistuar Mjekësor (FAM), si dhe furnizimin me instrumente dhe inventar medicinal për sallën e IVF.
Po ashtu, pajisje të reja do të blihen edhe për Klinikën e Oftalmologjisë.
“Me pajisje mjekësore do të furnizohen edhe Klinika e Gastroenterelogjisë me Hapatologji, Klinika e Urologjisë dhe Klinika e Kardiologjisë sipas planifikimeve të SHSKUK-së”, thuhet tutje në komunikatën e MSh-së.
Zotimet e Qeverisë së Kosovës për shëndetësinë publike po realizohen siç janë planifikuar me buxhetin e vitit 2023. Ky është buxheti më i madh i bërë ndonjëherë për sektorin e shëndetësisë në vendin tone, thuhet më tutje në njoftim.