9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Shëndetësisë e kthen në treg produktin “Omeprazol”

Ministria e Shëndetësisë e kthen në treg produktin “Omeprazol”

21.09.2023 16:34

Ministria e Shëndetësisë e ka kthyer në treg produktin “Omeprazol” për injeksion 40 miligramë të prodhuesit “Swiss Parenteral” me lokacion në Indi.

Ky vendim vjen pasi Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) ka kompletuar analizat e kontrollit të cilësisë për kontroll të jashtëzakonshëm të produktit në fjalë.

“Rezultatet e fituara në parametrat e kontrolluar për produktin omeprazol për injeksion  40 mg  kanë rezultuar konform parametrave dhe standardeve të kërkuara të cilësisë në të dy laboratorët”, thuhet nw komunikatën e MSh-sw.

“Prandaj, shfuqizohet Vendimi i AKPPM-së i datës 16.05.2023 me numër protokolli 1760 për produktin Omeprazol për injeksion 40 mg, me numër serik 2122324”, thuhet tutje.

AKPPM këshillon profesionistët shëndetësor që  të ndjekin udhëzimet e prodhuesve për produktet medicinale të specifikuara në karakteristikat përmbledhëse të produkteve dhe   fletudhëzimet e tyre përkatëse.

Kujtojmë se në maj të këtij viti, Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale përmes një vendimi ka urdhëruar importuesin e ampulës Omeprazol 40mg, prodhim indian, që të bëjë tërheqjen e serisë të këtij ilaçi nga tregu kosovar.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img