Site icon PrishtinaPress

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë s’tregon çfarë përgjigje u ka dhënë KFOR’i, zarfi i shkon Vuçiqit


Misioni i NATO-s në Kosovë KFOR, i ka kthyer një përgjigje zyrtare Qeverisë së Serbisë rreth kërkesës për kthimin e një pjese të forcave të saj në territorin e Kosovës. 

Mirëpo, Ministria e Mbrojtjes së Serbisë përmes një njoftimi për media vetëm ka treguar se kanë pranuar një përgjigje, por nuk kanë treguar se çfarë përgjigje kanë pranuar nga KFOR’i.

Sipas njoftimit thuhet se këtë përgjigje e kanë marrë në orën 19:00 të premten. 

Tutje thuhet se ministria e Mbrojtjes së Serbisë e ka dërguar dokumentin e pranuar nga KFOR’i në Kabinetin e Presidentit serb për ta njoftuar me përgjigjen e KFOR’it. 

“Ministria e Mbrojtjes e ka dorëzuar dokumentin e lartpërmendur në Kabinetin e Presidentit të Republikës dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ta njohur Presidentin me përmbajtjen e përgjigjes së KFOR-it”.

Exit mobile version