Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka hapur konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2022/2023.
Ministria e Mbrojtjes njofton se konkursi është shpallur bazuar në legjislacionin në fuqi.
Me poshtë mund t’i gjeni detajet e këtij konkursi.
Njoftojmë të gjithë të rinjtë e të rejat, shtetase të Republikës së Kosovës, se Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2022/2023
Konkursi shpallet bazuar në legjislacionin në fuqi si dhe planin paraprak të rekrutimit për studime në këto qendra:
– Akademinë e Mbrojtjes së FSK-së – Qendrës për Studime Universitare “Ëesley Clark”;
– Akademinë Ushtarake të Republikës së Turqisë;
– Akademinë e Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë; dhe
– Akademinë e Ushtarake të Republikës së Maqedonisë Veriore.
Konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 09.06.2022 deri më 23.06.2022.
Aplikimi është online në adresën https://rekrutimi.fsk-rks.org// si dhe njoftimin për shpalljen e konkursit mund ta gjeni edhe në ëeb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, https://mod.rks-gov.net.
Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org// dhe të bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.
Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit.
Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 603-355/199.
Ministria e Mbrojtjes fton të rinjtë e të rejat e vendit pa dallim, të aplikojnë duke ju garantuar proces të drejtë dhe transparent gjatë gjithë procesit të testimit dhe përzgjedhjes.
Forca e Sigurisë së Kosovës është Ushtria jonë me mision të shenjtë, prandaj do të përzgjidhen vetëm më të mirët nga më të mirët.
Vazhdojmë së bashku drejtë sukseseve të radhës!