1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Mbrojtjes do të ketë 20 milionë euro më shumë buxhet krahasuar me vitin paraprak

Qeveria ka miratuar buxhetin për vitin e ardhshëm në vlerë 3 miliardë euro 314 milionë euro.

Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri, Albin Kurti tha se me këtë projekt-buxhet rëndësi të veçantë i kanë kushtuar mbrojtjes së sigurisë.

Ai theksoi se buxheti për Ministrinë e Punëve të Brendshme do të tejkalojë 216 milionë euro, ndërkaq Ministrisë së Mbrojtjes do të ketë buxhet prej mbi 153 milionë euro.

Vitin e kaluar, qeveria kishte ndarë buxhet në vlerë 123 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes. Me projektligjin e ri, parashihet që rritja e buxhetit për ushtrinë të jetë 20 milionë euro krahasuar me buxhetin e vitit paraprak.

Projektbuxheti i miratuar nga kabineti qeveritar do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës, njofton Telegrafi.

Kryeministri Albin Kurti tha se ky buxhet do të fokusohet në rritje të sektorëve prioritar dhe në zbatim të programit qeverisës

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img