Site icon PrishtinaPress

Ministria e Kulturës ia konteston vetes mbi 100 punësime

Ministria e Kulturës, nëpërmjet një komisioni të brendshëm, do të shqyrtojë veprimet e veta sa i përket punonjësve të angazhuar me marrëveshje për shërbime të veçanta, shkruan sot Koha Ditore.

Komisioni i përbërë nga disa drejtorë të këtij institucioni, brenda javës do t’i rekomandojë sekretarit të përgjithshëm të MKRS-së, Veton Firzi, për hapat që duhet të ndërmerren në raport me punonjësit e angazhuar me ato që njihen edhe si kontratë mbi vepër.
Feim Maliqaj, kryetar, dhe anëtarët Vjollca Aliu, Berat Hadri, Sami Piraj e Feim Hoxha, do të vlerësojnë nevojat e MKRS-së sa i përket numrit të punonjësve të angazhuar në këtë formë. Kësisoj MKRS-ja do të vlerësojë nëse i duhen punonjësit me kontratë mbi vepër tek pasi numrin e të angazhuarve e ka rritur mbi 100.
Gjithsej 63 punonjës janë angazhuar me marrëveshje për shërbime të veçanta që prej emërimit të Kujtim Shalës, ministër i MKRS-së. Gazeta ka raportuar se janë angazhuar bashkëpartiakë e njerëz të afërm të familjes së ministrit Shala. I pyetur nëse është përgjegjës për rritjen e numrit të punonjësve të tillë ministri Shala është distancuar nga procesi.
“Mua më takon që të kërkoj që çështja të zgjidhet dhe unë këtë e kam bërë”, ka thënë ai

Exit mobile version