1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Jashtme shkarkon kreun e Konsullatës së Kosovës në New York

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e ka shkarkuar kreun e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në New York, Frymëzim Isufajn.

Këtë e konfirmoi Isufaj, duke thënë se ky vendim ishte arbitrar, jo ligjor dhe politik.

“Përveç ndërprerjes së parakohshme dhe të pa arsyetuar të mandatit tim të rregullt, përmes vendimeve të paligjshme, dëshirojnë që të pamundësojnë edhe vazhdimin e marrëdhënies së punës si diplomat karriere në institucionin në të cilin kam shërbyer afërsisht në 10 vitet e fundit”, ka shkruar Isufaj.

“Për hir të mbrojtjes së kredibilitit të institucionit, si diplomat karriere i cili i ka shërbyer një kohë të gjatë për institucionet e shtetit tonë, e të cilat janë ngritur me shumë mund e sakrificë, unë do ta respektoj këtë vendim pa komentuar motivin e nxjerrjes së tij”, tha ai.

“Pavarësisht të gjithave padrejtësive, aktiviteti im në shërbim të interesit shtetëror dhe kombëtar nuk do të ndalet asnjëherë. Gjithmonë mirënjohës për përkrahjen tuaj dhe jam i bindur që bashkëpunimi më të gjithë ju do të vazhdojë edhe më tutje në përballje me sfidat e reja që na presin përpara”, përfundoi Isufaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img