Mnistria e Jashtme dhe Diasporës ka reaguar pasi Gjykata në Maqedoninë e Veriut ia ka caktuar masën prej 30 ditësh paraburgim Blerim Morinës.
MPJD me një komunikatë ka bërë të ditur se kanë angazhuar ekspertë që ish-ushtari i UÇK-së të kthehet në shtëpi sa më shpejt.
Postimi:
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës informon opinionin se shtetasit të Republikës së Kosovës, Blerim Ramadani, i është caktuar masa 30-ditore e paraburgimit me vendim të Gjykatës Themelore në Shkup.
Blerim Ramadani është ndaluar më 17 korrik 2024 në pikëkalimin kufitar Jazhincë, bazuar në një fletë arresti të lëshuar nga Gjykata e Beogradit, përmes INTERPOL Serbia, me pretendimin për krime lufte në verën e vitit 1999 në rajonin e Nerodimës.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup eshte angazhuar me ekip të ekspertëve juridik për lirimin sa më të shpejtë të z. Ramadani dhe kthimin e tij në familje. MPJD dhe institucionet e Kosovës do të përdorin të gjitha kanalet diplomatike për të siguruar lirimin e shtetasit tonë.