Site icon PrishtinaPress

Ministria e Jashtme kujton fëmijët e zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka përkujtuar fëmijët e zhdukur prej regjimit pushtues serb në Kosovë.

Ky përkujtim i MPJ-së së Kosovës vjen në rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve të Zhdukur.

”Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Zhdukur, kujtojmë solemnisht fëmijët që ishin viktima të zhdukjeve të dhunshme nën regjimin serb në Kosovë. Ne qëndrojmë të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e të gjithë fëmijëve dhe për t’i mbajtur autorët përgjegjës për krimet e tyre”, ka shkruar MPJ-ja në Twitter, të enjten.

Bazuar në të dhënat e Qendrës për të Drejtën Humanitare në Kosovë, 1 mijë e 24 fëmijë u vranë gjatë luftës në Kosovë, ndërsa mbi 100 ende janë të zhdukur. 

 

Exit mobile version