Site icon PrishtinaPress

Ministria e Jashtme e Italisë e dënon aktin kriminal në veri, e quan sulm të neveritshëm

Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë ka dënuar sulmin terrorist të 29 nëntorit në Ibër Lepenc, ku u dëmtua rëndë infrastruktura kritike e Kosovës.

Përmes një postimi në X, kjo ministri thotë se akti kriminal ishte sulm i neveritshëm, ndërsa ka mirëpritur ndihmën e ofruar nga KFOR-i dhe EULEX-i, transmeton Klankosova.tv.

“Italia dënon sulmin e neveritshëm në kanalin ujor në Zubin Potok, një infrastrukturë e rëndësishme kritike e vendit. Mirëpresim ndihmën e shpejtë të ofruar nga KFOR-i dhe EULEX-i. Autoriteteve dhe popullit të Kosovës, të cilëve u shprehim solidaritetin tonë”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Exit mobile version