1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Integrimeve Evropiane, mes pritjes së ministrit të ri dhe shuarjes

Ministria e Integrimeve Evropiane ka disa ditë që ka mbetur pa udhëheqësin e saj. Kjo pasi që ministri i deritashëm Bekim Çollaku dha dorëheqje nga kjo pozitë për t’iu bashkëngjitur kabinetit të presidentit Thaçi.
Por se çfarë do të ndodhë me këtë pozitë, apo nëse do të shuhet krejt kjo ministri, ende nuk ka asgjë zyrtare.
Kështu tha për lajmi.net këshilltari për media i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu.

“Ende nuk ka asgjë zyrtare  se çfarë do të bëhet me këtë ministri“, sqaroi ai, duke mos dhënë detaje tjera.
Deri më tani  në media është raportuar se pasues i ish-ministrit Çollaku mund të jetë nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili.
Ministria e Integrimeve Evropiane ka para vetës një sfidë të rëndësishme e që ka të bëjë me liberalizmin e vizave të Kosovës, si synim për t’i dhënë fund izolimit të kosovarëve.
Çollaku në ditën e dorëheqjes tha se ka bërë gjithçka që ishte e mundur për çështjen e vizave por u shpreh i zhgënjyer nga BE për vonesën që po bëhet në këtë aspekt. /Lajmi.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img