1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë kalon në VALA

Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Gent Begolli dhe U.D. i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Mentor Sylmeta kanë nënshkruar të hënën marrëveshjen për shfrytëzimin e shërbimeve të Vala-s.

“Të gjithë punonjësit e kësaj ministrie, duke përfshirë stafin dhe tërë administratën pa përjashtim, që nga dita e sotme do të kenë mundësinë e përfitimit nga ofertat dhe produktet e VALA-s, ashtu siç kanë përfituar deri më tash shumë institucione qeveritare, publike, biznese private dhe grupmosha qytetarësh, të cilët tashmë janë rikthyer ose kanë kaluar në Vala”, thuhet në kumtesën e Telekomit.

“Fakti që ne ofrojmë shërbimet më të mira dhe me çmimet më të lira, tregon se jo vetëm kjo Ministri sot, por shumë institucione shtetërore dhe pushtete lokale në të ardhmen do t’i bashkohen VALA-s, të bindur çdo ditë e më shumë në cilësinë e produkteve tona”, ka thënë Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Gent Begolli.

Sipas tij, nënshkrimi i kësaj marrëveshje me Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë jo vetëm që do t’ua lehtësojë komunikimin tërë personelit të saj, por ata do të përfitojnë më shumë thirrje dhe më shumë internet të shpejtë brenda një pakoje të përzgjedhur.

“Që nga sot stafi i Ministrisë sonë nuk do të kreditohet apo ngarkohet më me faturim të shpenzimeve personale për telefona mobil me tarifa të larta, por tash e tutje do të kenë një mundësi të mirë të përfitimit me çmime tejet të favorshme”, ka thënë nën anën tjetër, Mentor Sylmeta.

Telekomi i Kosovës, Vala thuhet se edhe në të ardhmen do të synojë për të kthyer në familjen e vet institucione publike e shtetërore si dhe biznese e ndërmarrje private duke plotësuar në këtë mënyrë kërkesat dhe nevojat e konsumatorëve për komunikim dhe internet sa më cilësor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img