Site icon PrishtinaPress

Ministria e Infrastrukturës: Për dy ditë do të ndërpritet qarkullimi në rrugën Prizren veri-Suharekë

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, njofton se për nevoja të Operatorit te Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për vendosjen e shtyllave përgjatë korridorit të Autostradës “Ibrahim Rugova”, do të mbyllet për qarkullimin e të gjitha automjeteve segmenti i autostradës kyçja Prizren veri – kyçja Suharekë.

Sipas MIA-së, mbyllja do të ndodh gjatë ditës së premte dhe të shtune.

“Mbyllja e segmentit të Autostradës kyçja Prizren veri – kyçja Suharekë, do të bëhet sipas orarit në vijim: 08.05.2020, ora 08:00–18:00 dhe 09.05.2020, ora 08:00-18:00. Kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, që të shfrytëzojnë rrjetin e rrugëve nacionale dhe rajonale gjatë kësaj periudhe kohore. MIA kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Exit mobile version