Site icon PrishtinaPress

Ministria e Infrastrukturës kontrakton 10 milionë euro për mirëmbajte të rrugëve, këto janë kompanitë që fituan tenderët

Në çdo sezon të dimrit Kosova përballet më problemin e mirëmbajtjes së rrugëve, përkundër faktit se çdo vjet nga buxheti i shtetit paguhen afërsisht nga 10 milionë euro.

Madje, është e njohur batuta se në çdo sezon të dimrit reshjet e borës na gjejnë në befasi, e shumë rrugë nacionale e lokale për disa ditë mbesin vështirë të qarkullueshme.

Edhe këtë vit, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka paraparë t’i shpenzojë mbi 11 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve.

Vetëm për mirëmbajtjen e rrugëve në Prishtinë, nga buxheti i vendin janë ndarë mbi 1.5 milion euro.

Në kryeqytet, pastrimi i rrugëve do të bëhet nga grupi i operatorëve ekonomik: Bujar Shabani B.I, Adnan Bislimi, Dashnim Jashari B.I, “VARNA SH.P.K” dhe nga kompania “Arbotec”.

Derisa, 1 milion euro i është dhënë tenderi grupit të operatorëve ekonomik të lartëshënuar, kompanisë “Arbotec” i është dhënë tenderi në vlerë 689 mijë euro.

Kështu, të paktën bëhet e ditur në tenderin e publikuar në prokurimin publik, shkruan Gazeta Infokus.

Për të mirëmbajtur rrugët në rajonin e Ferizajt, Ministria e udhëhequr nga Liburn Aliu ka dhënë tenderë kompanisë “Sallahu”, në vlerë 449 mijë euro si dhe kompanisë “Damastionin Project” me vlerë 398 mijë e 668 euro.

Në rajonin e Gjilanit, tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve e ka fituar grupi i operatorëve ekonomikë “El-Bau” më vlerë 683 mijë e 116 euro dhe “Jaha Company”, në vlerë 596 e 979 euro.

Në rajonin e Pejës, pastrimi i rrugëve do të bëhet kompania ‘Lika Trade’, e cila ka përfituar nga buxheti i shtetit mbi 786 mijë euro.

Po ashtu në Pejë, mirëmbajtja e rrugëve do të bëhet edhe nga “Granit SH.P.K’, kompani kjo që ka marrë mbi 674 mijë euro.

Në Gjakovë, grup i operatorëve ekonomik K.N.P.SH. PAPENBURG & ADRIANI COMPANY SH.P.K.; Fidaie Bytyçi B.I.; MARSI SH.P.K. i cili fituar tenderin për pastrimin e rrugëve do të marrë nga buxheti i vendit mbi 540 mijë euro.

Po kaq para për mirëmbajtjen e rrugëve në komunën e Gjakovës do të marrë edhe kompania “RSM Company SH.P.K”.

Në Mitrovicë, tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve, në vlerë prej mbi 574 mijë euro e ka fituar grupi i operatorëve ekonomik, B CORP SH.P.K.; Europa Partners SH.P.K.; RAD D.O.O.

“FAMIS CO-HC” SH.A dhe grupi i operatorëve ekonomik 2A Group SH.P.K.; N.N.T. A.B.C. kanë fituar tenderin për pastrimin e rrugëve në Prizren.

Për këto dy kompani nga buxheti i vendin do të jepen mbi 1 milion euro.

Exit mobile version