1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Infrastrukturës i përgjigjet Shoqatës së Transportuesve: Të zbatohet vendimi biletat

Ministria e Infrastrukturës i është përgjigjur Shoqatës së Transportuesve Rrugor lidhur me vendimin për ulje të çmimit të biletave për transportin ndërurban me autobus për fëmijët, studentët, invalidët e luftës dhe pensionistët.

Sipas MI-së, ky vendim duhet të zbatohet nga të gjithë operatorët e transportit.

“Në mbështetje të autorizimeve ligjore kemi ndërmarrë hapat formal ligjor duke u mbështetur në nenin 22 paragrafi 3 të Ligjit për Transportin, për të caktuar çmimore të veçantë për fëmijët, studentët, invalidët e luftës të punës dhe pensionistët, që këto kategori të jenë më të mbrojtura në raport me çmimet në rritje në transportin ndër urban të udhëtareve me autobus. Duke qenë në këto rrethana MMPHI është detyruar që të reflektoj autoritetin ligjor, duke nxjerr aktin nënligjorë (vendim) të përcaktoj çmimore të veçantë deri në normalizimin e gjendjes me çmimet nga operatorët e transportit ndërurban të udhëtarëve me autobus”, thuhet në reagimin e MI-së.

Po ashtu, MI-ja thotë se organet e kontrollit do të ndërmarrin të gjitha veprimet e domosdoshme me qëllim të zbatimit të këtij vendimi.

“Njoftohen të gjithë operatorët se MMPHI-ja, përmes mekanizmave dhe instrumenteve ligjore do të bëjë mbikëqyrjen e zbatimit të vendimit në fjalë nga të gjithë operatorët e transportit të udhëtarëve, rrjedhimisht në mbështetje të dispozitave ligjore të ligjit N/L-179 për transportin rrugor. Organet e kontrollit do të ndërmarrin të gjitha veprimet e domosdoshme me qëllim të zbatimit të këtij vendimi”, përfundon reagimim.

Ndryshe, kryetari i Shoqatës së Transportuesve, Ruzhdi Kurtishaj i ka dhënë ultimatum dhe se nëse Qeveria nuk reflekton brenda 72-orësh, ai tha se do të ketë protesta.

“Kemi marrë tri vendime. E para ka të bëjë me masën e përkohshme, pra Këshilli Drejtues me anë të një kërkesë-padie, do t’i drejtohet Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës Kushtetuese për shkeljet ligjore dhe për mohimin e të drejtave tona si treg i lirë. Vendimi i dytë ka të bëjë me çështjen që ne po kërkojmë që brenda 72 orësh qeveria ta anulojë këtë vendim, ne presim reflektimin e Qeverisë. Nëse kjo nuk aprovohet, atëherë vendimi tretë pason që të organizohet protesta apo të vazhdohet protesta sepse e kemi thënë që protesta është e pezulluar dhe do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave tona”, tha Kurtishaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img