1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Gërvallës kërkon që një xhami në Nju-Jork të shndërrohet në qendër votimi, ligji e ndalon

Kërkesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës ndaj KQZ-së për hapësira të reja për votim jashtë vendit po shihet si e kundërligjshme në shumë aspekte. Letra e Donika Gërvallës për kryetarin e KQZ-së, që e përmban një kërkesë të tillë, edhe në përmbajtje është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Në aneksin e letrës janë përmendur në detaje hapësirat e propozuara nga ministria.

Aty ofrohen fotografi dhe informacione tjera për hapësirat e propozuara.

Nga përmbajta e aneksit të letrës shihet se MPJD-ja ka propozuar që në Nju Jork të ShBA-së si qendër e votimit të shndërrohet edhe një xhami.

Xhamia që është propozuar.

Një propozim i tillë është në kundërshtim me Rregulloren Zgjedhore për Themelimin dhe Menaxhimin e Qendrave të Votimit.

Në nenit 2, paragrafi 4.3, të kësaj rregullore thuhet se vendndodhja e qendrave të votimit nuk duhet të jetë në objekte fetare.

Çka përmban letra e MPJD-së për KQZ-në?

Pasi KQZ-ja ia kishte refuzuar memorandumin, me të cilin kërkonte kompetenca në organizimin e zgjedhjeve në diasporë, ministria e Gërvallës ka bërë një hap tjetër.

Ndonëse procesi regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës është duke ecur, Gërvalla i ka shkruar një letër kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqit, ku i ka i kërkuar miratimin e hapësirave të misioneve diplomatike dhe posteve konsullore për organizimin e votimit jashtë Kosovë.

Në ato vende ku hapësirat e misionve tona janë të vogla për të ofruar mundësinë e votimit për të gjithë qytetarët e asaj zone me të drejtë vote, është e nevojshme që urgjentisht të shqyrtojmë hapësirat shtesë për votim jashtë vendit, pra përfshirjen në qendrat e votimit të hapësirave të shfrytëzuara nga përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore, në përputhje me standardet më të mira“, thuhet në letrën që Gërvalla ia ka nisur Radoniqit më 27 nëntor, raporton Nacionale.

Kjo letër e ministres Gërvalla është në shkelje të plotë të Kushtetutës së Kosovës (nenit 139) dhe e Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme.

Letra është në kundërshtim edhe të vendimeve të institucioneve të drejtësisë, pasi që çështja të cilën kjo ministri e ka çuar në KQZ është shqyrtuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Gjykata Supreme, Gjykata Themelore dhe Gjykata e Apelit.

Të gjitha këto institucione i kanë dhënë të drejtë KQZ-së për vendimin e 29 gushtit 2024.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img