Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve vazhdon zbatimin e projektit për lajmërimin në shtëpi për pensionistë.
Në kuadër të këtij projekti, ekipet mobile të ministrisë tashmë kanë vizituar mbi 1100 pensionistë në shtëpitë e tyre në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, në mënyrë që pensionistët të cilët nuk mund të paraqiten fizikisht në Zyrat e Pensioneve, të vazhdojnë të përfitojnë nga e drejta e tyre për pension.
Pensionistët nga mosha 80 vjeçare e sipër si dhe pensionistët që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht për vazhdimin e pagesës së pensionit, pa marrë parasysh moshën po vizitohen nga ekipet mobile në shtëpitë e tyre.
Kujtojmë se kërkesa për lajmërimin në shtëpi mund të paraqitet nga pensionisti apo ndonjë familjar së paku shtatë ditë para datës kur pensionisti duhet të lajmërohet fizikisht.
Rajoni i Ferizajit : pensionet.fe@rks-gov.net
Rajoni i Gjilanit : pensionet.gji@rks-gov.net
Rajoni i Mitrovicës : pensionet.mi@rks-gov.net
Rajoni i Pejës : pensionet.pj@rks-gov.net
Rajoni i Gjakovës : pensionet.gjk@rks-gov.net
Kërkesa duhet të përmbajë të dhënat si në vijim: emri dhe mbiemri i pensionistit; numri personal i pensionistit; numri i telefonit të pensionistit (nëse ka); numri i telefonit të një personi të afërt të pensionistit; dhe adresa e banimit të pensionistit.
Pas aplikimit, pensionistët/ aplikuesit do të pranojnë konfimimin që kërkesa është pranuar, dhe pas verifikimit të të dhënave, pensionistët do të njoftohen 24 orë më herët (përfshirë këtu edhe ditët e vikendit) për realizimin e vizitës nga ekipet mobile.