2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Financave u bën thirrje qytetarëve që të përfitojnë nga Ligji për faljen e borxheve

Ministria e Financave, përmes një komunikate për media, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se Ligji për Faljen e Borxheve publike për periudhën kohore deri më 31 dhjetor 2008, është në fuqi deri më 02 shtator  2016, transmeton Gazeta Express.
Me këtë Ligj përfitojnë të gjithë personat, të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj Institucioneve Shtetërore dhe Kompanive Publike në Kosovë.
Prandaj rikujtojmë të gjithë qytetarët të cilët përfitojnë nga falja e borxheve publike për periudhën deri më 31 dhjetor 2008 që të lidhin marrëveshje me Institucionin Shtetëror apo Ndërmarrjen Publike për pagesën e borxheve.
Në rastin kur arrihet marrëveshja sipas Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, personat e këtillë, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe faljen e ndëshkimeve për periudhën nga 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014.
Mos hezitoni, shfrytëzoni këtë të drejtë ligjore dhe përfitoni nga falja e borxheve! /GazetaExpress/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img