0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Financave: Persona të papërgjegjshëm po tentojnë t`i mashtrojnë pensionistët

Ministria e Financave Punës dhe Transfereve ka njoftuar se ditëve të fundit persona të papërgjegjshëm janë duke tentuar të mashtrojnë pensionistët.

Përmes një njoftimi për media, ministria ka treguar se ata persona po kërkojnë nga pensionistët dokumentacione dhe autorizim për përfitimev të ndryshme.

“Të nderuar përfitues të skemave pensionale në Republikën e Kosovës, Ditëve të fundit, zyrat tona të pensioneve janë duke i frekuentuar një numër i konsiderueshëm i pensionistëve, me kërkesa për vërtetime apo vendime që dëshmojnë se të njëjtit janë përfitues të pensioneve! Sipas informatave që kemi siguruar, persona të papërgjegjshëm janë duke kërkuar dokumentacion dhe autorizim nga pensionistët me premtimin se do t’u sigurojnë përfitimin e shumave të caktuara monetare”, është thënë në njoftim.

Ministria ka bërë thirrje për kujdes.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë qytetarët dhe përfituesit e skemave pensionale që informatat e qarkulluara nuk janë të sakta dhe konsistojnë në informatë të rremë me tendencë të mashtrimit. Andaj, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve fton qytetarët të kenë kujdes nga informatat e rreme që po qarkullojnë këto ditë që për theks kanë keqinformimin e përfituesve të skemave pensionale në Kosovë. Po ashtu, ftojmë përfituesit e skemave pensionale që të kenë kujdes lidhur me dokumentacionin dhe autorizimin e bërë tek palët e treta, meqë mund të cenohet privatësia e të dhënave të tyre”, ka vlerësuar ministria.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img