Ka filluar sot trajnimi për certifikim të Auditorëve të brendshëm të sektorit publik.
Trajnimi organizohet nga Ministria e Financave – Njësia Qendrore Harmonizuese në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike, në kuadër të Programit kombëtar për trajnimin dhe certifikimin e auditorëve të brendshëm në sektorin publik, program ky i cili është akredituar ditë më parë nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Ministri i Financave Avdullah Hoti, gjatë vizitës që ju bëri sot pjesëmarrësve në fillimin e trajnimit për certifikim të Auditorëve të brendshëm të sektorit publik, tha se “ Fokusi i Kryeministrit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës është që ne të rrisim transparencën, përformancën dhe llogaridhënien në shfrytëzimin e parasë publike, dhe besoj se ju në fakt jeni ata agjentë që do të jeni në shërbim të arritjes së kësaj objektive”.
Drejtoresha e Institutit të Kosovës për Administratë Publike Refkie Sylçeva, tha se “Instituti i Kosovës për Administratë Publike pas nënshkrimit të një marrëveshje të bashkëpunimi me Ministrinë e Financave më 16 mars të këtij viti, IKAP në bashkëpunim me Ministrinë e Financave ka bërë të gjitha përgatitjet e këtij trajnimi në mënyrë që ky trajnim të përfundojë me sukses”.