0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Endrit Shalës harxhon 55 mijë euro për një trajnim në Durrës

E karakterizuar si qeveri që harxhoi të gjitha rezervat e shtetit, tani është ministria e udhëhequr nga Endrit Shala që ka shpenzuar mijëra euro në udhëtime jashtë Kosovës.

Për 3 valë ose grupe shkuarjesh të 89 punëtorëve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në bregdetin shqiptar, u shpenzuan rreth 55 mijë euro të buxhetit të shtetit.

Në trajnimin që organizoi kjo ministri në Durrës, për reformën në Administratën Publike, përkatësisht ndryshimet ligjore të Ligjit për Zyrtarët Publikë, vetëm për mëditje u shpenzuan 6 mijë e 552 euro, raprton KTV.

Për 89 personat, staf i MTI-së, për akomodim, ushqim, transport dhe trajnim, u pagoi 47 mijë 726 euro nga paratë e taksapaguesve kosovarë.

Në përgjigjen e Ministrisë së Tregtisë, është konfirmuar i gjithë shpenzimi dhe është thënë se ai ka qenë i kontraktuar.

“Organizimi ka qenë i dedikuar në fushën e ‘Reformës së Administratës Publike – Administratës Shtetërore të Republikës së Kosovës/risitë dhe ndryshimet ligjore (Ligji për zyrtarët publikë). Pjesëmarrës në këtë trajnim kanë qenë 89 zyrtarë të ndarë në tri grupe. Organizimi ka qenë i kontraktuar”, ka thënë zyra për Media e MTI-së.

Ky trajnim është organizuar në fillim të nëntorit, në Kompleksin FAFA në Golem, e një grup tjetër ka shkuar disa ditë para tërmetit që ndodhi në Durrës.

Sipas një raporti të Institutit GAP, Qeveria vitin e kaluar ka rritur për më shumë se 3 milionë euro shpenzimet vetëm për mëditje brenda dhe jashtë vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img