Site icon PrishtinaPress

Ministria e Ekonomisë subvencionon me 1.87 milionë euro Trepçën

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku dhe UD kryeshefi ekzekutiv i Trepçës, Enis Abdurrahmani, kanë lidhur sot dy marrëveshje për subvencionimin e ndërmarrjes me 1.87 milionë euro.

Me këto mjete Trepça ShA, do të kryejë investime kapitale prej 970 mijë eurosh në tri njësitë biznesore në mbarë Republikën, minierat me flotacion në Stantërg, Kishnicë-Artanë dhe Kopaonik-Leposaviq dhe do të mbulojë shpenzime operative në vlerë 900 mijë euro.

Deri në fund të vitit, ndërmarrja do të përfitojë 3 milionë euro subvencione nga Ministria e Ekonomisë si dhe kredi 20 milionë euro nga Qeveria e Republikës për investime kapitale në makineri minerare dhe flotacion të ri.

Marrëveshjet e sotme u nënshkruan në mjediset e njësisë biznesore Kishnicë-Artanë, ku i pranishëm ishte dhe nënkryetari i Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti.

Zyrtarët e ministrisë, ndërmarrjes dhe komunës u ndalën për drekë pune në mensën e punëtorëve, që ka rinisur punën vjeshtën e kaluar, pas gati dy dekadash.

Trepça ShA ka mbyllur vitin 2022 me bilanc pozitiv, për herë të parë nga përfundimi i luftës.

Exit mobile version