Site icon PrishtinaPress

Ministria e Ekonomisë përkrahë ujësjellësin e Mitrovicës dhe ngrohtoren e Gjakovës

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku dhe UD drejtori i Njësisë për Ndërmarrjet Publike, kanë nënshkruar dy marrëveshje për subvencionimin e shërbimeve të ujësjellësit dhe ngrohtores.

Në njoftimin e ME-së, thuhet se me kryeshefin ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, Bashkim Kurti, u lidh marrëveshja për financimin e pompave të ujit në fshatrat Zhazhë, Kelmend dhe Boletin të Komunës së Zveçanit dhe fshatin Kushtovë të Mitrovicës. Investimet arrijnë vlerën 70 mijë euro.

Ndërsa, ngrohtorja e Gjakovës do të mbështetet me 300 mijë euro.

“Me UD kryeshefin e Ngrohtores së Qytetit në Gjakovë, Arben Meka, Ministria e Ekonomisë u dakordua për të subvencionuar blerjen e biomasës me 300 mijë euro”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version