-1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Drejtësisë: Vettingu opsioni më i përshtatshëm për t’iu përgjigjur problemeve në drejtësi

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, tha se kjo ministri ndan të njëjtin mendim me Raportin e Komisionit Evropian, ku thuhet se rivlerësimi i plotë dhe i njëhershëm i të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve paraqet shqetësim serioz.

Pasi siç thotë Shala, ministria e Drejtësisë nuk ka paraparë që procesi i vettingut të jetë i njëhershëm.

“Praktikisht nëse e shohim koncept-dokumentin, do të shikoni se janë analizuar në të në detaje opsione të mundshme që mund të ndiqen. Është konsideruar nga ana e Grupit Punues si zgjidhja e duhur ndërmarrja e procesit të vettingut. Praktikisht raporti thekson se ka shqetësime serioze për një vetting të njëhershëm, ne ndajmë të njëjtin mendim. Edhe për ne do të ishte shqetësuese nëse do të mendonim për një vetting të njëhershëm dhe ta linim me aq. Realisht çka rekomandohet në koncept-dokument që është miratuar në Qeveri, është që të vijohet me procesin e verifikim të pasurisë, integritetit dhe performancës të gjithë gjyqtarëve e prokurorëve, e mandej të krijohen mekanizma të përhershëm që do të kryen një verifikim të tillë në kohën në vijim, në vitet në vijim të themi”, ka deklaruar Shala për EkonomiaOnline.

Zëvendësministrja Shala thotë se Raporti i Progresit ka evidentuar problemet e vazhdueshme që përballet sistemi i drejtësisë në Kosovë.

“Realisht Raporti i Progresit ka paraqit një pikëpamje mbi situatën në Kosovë, meqenëse shikojmë Raportin e Progresit sa i përket gjyqësorit evidenton probleme të vazhdueshme, probleme që i ka evidentuar në vite paraprake. Thekson se gjyqësori është në faza shumë të hershme të zhvillimit, drejt një gjyqësorit funksional, në anën tjetër e evidenton që administrimi i drejtësisë është i ngadalshëm, është i ndikueshëm nga politika, si dhe është jo efikas. Praktikisht me këto të gjeturat jemi shumë dakord, ka deklaruar Shala.

“Realisht raporti i shpreh disa shqetësime të cilat i ndajmë edhe ne si ministri e Drejtësisë, prandaj jemi duke punuar t’i japim një zgjidhje të këtyre problemeve me të cilat ballafaqohemi si shoqëri”.

Sipas saj, vettingu është forma më e përshtatshme për t’iu përgjigjur realitetit që përballet procesi gjyqësor e prokurorial në vend.

“Realisht edhe siç theksohet në raportet tjera, kemi një gjyqësor që çalon në shumë pika, që duhet të jetë i drejt e nuk është i tillë, ndërkohë ka kohë që shkojnë vite e vite pa u zgjidhur. Realisht mekanizmat që janë aktualisht për të garantuar që të kemi një gjyqësor të drejt, po dëshmojnë jo-funksionalizmit, dhe si rrjedhojë opsioni i përshtatshëm për t’iu përgjigjur realitetit që përballemi mbetët procesi i vettingut”, ka thënë Shala.

Prandaj, Shala thotë se nuk kanë kohë për të humbur pasi reformat në drejtësi janë mëse të nevojshme.

“Hapi i ardhshëm do të jetë shumë i vështirë. Grupi punues është drejt finalizimit, dhe nuk kemi kohë për të humbur”, ka thënë ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img