Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike njofton bashkëatdhetarët për “Ditët e Diasporës 2019” ku me datën 26.07.2019 do të mbahet aktiviteti “TAKIMET TRADICIONALE ME INVESTITORË NGA DIASPORA QË KANË INVESTUAR NË KOSOVË”.
Njoftimi i MDIS:
Njoftohen bashkatdhetarët se më 26.7.2019, gjatë “DITËVE TË DIASPORËS 2019”, të cilat organizohen nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, do të mbahet aktiviteti “TAKIMET TRADICIONALE ME INVESTITORË NGA DIASPORA QË KANË INVESTUAR NË KOSOVË”. Qëllimi i këtyre takimeve është njohja e bizneseve mes vete dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet tyre. Po ashtu, në takimet me investitorë nga diaspora do të jepen ide, propozime dhe rekomandime në favor të zhvillimit të bizneseve dhe të vendit; do të ketë debate dhe diskutime rreth sfidave të ndryshme në fushën e investimeve, eksportit dhe biznesit; do të prezantohet platforma DIKOS etj.
Për më shumë informata, mund të kontaktoni:
Shani.hamitaga@rks-gov.net; Linda.tahiri@ rks-gov.net