5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Bujqësisë paguan mbi 27 mijë euro qira në muaj

Që nga muaji gusht i vitit 2019, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka lidhur një kontratë qiraje me një kompani private për shfrytëzimin e objektit në rrugën “Ukshin Hoti” në lagjen “Lakrishte”, momentalisht ajo paguan 27.300 euro në muaj qira.

Nga ky institucion që gjendet në këtë ndërtesë, zakonisht kërkojnë para bujqit e fermerët.

Por, jo vetëm.

Nga ministria që e drejton Faton Peci para kërkon edhe pronari i objektit, që gjendet në ish-kompleksin “Ramiz Sadiku”.

Kjo pasi Ministria e Bujqësisë shfrytëzon kate të saj me qira.

Për sipërfaqen prej 1560 m2 Ministria e Bujqësisë paguan 17,50€ për m2.

Kështu në muaj saktësisht për shfrytëzimin e kateve  III, IV dhe VI në muaj paguan 27,300.00€

Që në vit i bie 327 mijë e 600 euro.

E kjo shumë për njohësit e patundshmërive thonë që është shumë e lartë.

Kurse 1 milion euro është shuma e buxhetit të ndarë për ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, vitin e kaluar.

Megjithatë në zonën ekonomike nuk kishte filluar asgjë të punohet ende.

Kurse nuk vërehej as vendi se ku do të ndodhë ndërtimi i këtij objekti.

Por, a është normale që të ketë vonesa kaq shumë për fillimin e një objekti të tillë?

Përveç buxhetit prej 1,000,000 euro për 2023  janë vlerësuar edhe 980,000 euro tjera për vitin 2024, për objektin e ministrisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img