Site icon PrishtinaPress

Ministria e Arsimit ndan bursa për studentët bachelor që studiojnë jashtë vendit

Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka hapur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e nivelit bachelor që studiojnë në 100 universitetet më prestigjioze në botë.

Bursat do të jenë 5,000 euro për secilin prej 20 studentëve të përzgjedhur për vitin akademik 2024-2025 dhe aplikimet janë të hapura deri më 19 dhjetor 2024, transmeton klankosova.tv.

”Të rinjtë tanë që studiojnë jashtë vendit në nivelin bachelor, mund të përfitojnë bursë.

Kemi hapur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e nivelit bachelor jashtë vendit për vitin akademik 2024-2025 të cilët studiojnë në top 100 Universitetet më prestigjioze në botë sipas listës “Times Higher Education”.

Numri i studentëve që mund të përfitojnë nga kjo thirrje është 20 ndërsa shuma e bursës për student është 5 mijë euro.

Thirrja është e hapur deri më 19.12.2024”.

Exit mobile version