Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ nr.04/2016 për Kontrollimin Teknik të Automjeteve.
Me këtë udhëzim janë përcaktuar kushtet, kriteret dhe procedurat për marrjen e licencës për kontrollimin teknik të automjeteve.
Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është krijimi i lehtësirave administrative-teknike dhe ligjore për subjektet që ushtrojnë këtë veprimtari, duke iu mundësuar qasje të barabartë e jodiskriminuese dhe krijimin e një tregu të lirë në këtë fushë.
Me ndryshimet dhe plotësimet e bëra përmes këtij akti nënligjor hiqet barriera e marrjes së pëlqimit për hapje, ulja e tarifave për licencim dhe përtrirje të licencës, heqja e kufizimit të nurmit të caktuar të automjeteve për hapje të qendrës për kontrollimin teknik të automjeteve, që është në përputhje me vendimin nr. 17/44, date 12.08.2015, të Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi eliminimin e të gjitha kushteve – kritereve që kufizojnë konkurrencën e lirë.