Site icon PrishtinaPress

Ministri Vitija shpalos masat e reja/ Rikthehen maskat në institucionet publike

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të jashtëzakonshme, duke vendosur një sërë masash të reja në përballje me Covid-19, pasi që në vend numri i rasteve të prekura me Covid-19 ka tejkaluar shifrën e 1 mijë qytetarëve, raporton IndeksOnline.

Pas mbledhjes në një konferencë për medie ka dal ministri i Shëndetësisë Arben Vitija i cili ka ritheksuar edhe njëherë masat e marra nga kabineti Kurti.

Ai ka thënë se në masat e reja parashihet që të mos lejohet që askush që punon apo frekuenton çfarëdo institucioni publik, të jetë pa maskë, duke rikthyer obligimin e mbajtjes së saj brenda tyre.

“Ndalohet hyrja e personave pa maska dhe obligohet vendosja e tyre, duke mbuluar hundën dhe gojën, në të gjitha rastet. Vetëm jashtë kur jemi vetëm apo në veturë”, tha Vitija.

Ai tutje shtoj që qytetarët nuk kanë asnjë arsye të hezitojnë për të marrë vaksinën duke ftuar ata që ta bëjnë këtë veprim sa më parë.

Exit mobile version