Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia priti në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, me të cilën diskutuan sfidat në fushën e shëndetit publik si dhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.
“Gjatë këtij takimi ministri Vitia e falënderoi Ambasadoren Barišić për mbështetjen që Kroacia ia ka dhënë Kosovës gjatë pandemisë, si dhe diskutuan për mundësinë e një memorandumi të bashkëpunimit për shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e stafit shëndetësor. Nga ana tjetër, Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić ka ripërsëritur qëndrimin se vendi i saj do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, derisa mbetet e përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin në sektorin e shëndetësisë ndërmjet dy shteteve”, thuhet në njoftimin ministrisë së Shëndetësisë.