7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Vitia me njoftim shtesë: Për të ditur nëse pacienti është shëruar plotësisht, duhen edhe dy testime

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se për të vërtetuar nëse është shëruar plotësisht apo jo pacienti që rezultoi negativ në testin e sotëm, duhet edhe dy testime.

Vitia tha se për informimin korrekt dhe të saktë duhet shtuar se për të konstatuar shërimin e një pacienti me COVID-19 nevojiten edhe dy testime dhe nëse ato dalin negative, mund të konstatohet se pacienti është shëruar.

Ai shtoi se të gjithë do të njoftohen në kohë reale ashtu siç është bërë deri sot.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë deri tani ka shkuar në 71.

Postimi i plotë:

Njoftim

Për informim korrekt, dhe këtë e kam cekur edhe në njoftimin paraprak, nevojitet edhe testi kontrollues për të vërtetuar nëse është shëruar apo jo pacienti.

Pra, për të konstatuar shërimin e një pacienti me COVID-19, nevojiten të bëhen 2(dy) testime dhe nëse dalin negative, mund të konstatojmë se pacienti është shëruar.

Të gjithë qytetarët do të njoftohen në kohë reale, ashtu sikur kemi bërë deri sot.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img