Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bashkë me zëvendësministren e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, do të mbajnë konferencë për media.
Kjo konferencë vjen pas mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës ku po diskutohet për masat e reja anti-COVID.
Konferenca do të mbahet në ora 15:30.
Lajmi është bërë i ditur përmes njoftimit nga Zyra për Komunikim.