-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Veliu përplaset me deputeten e LVV-së

Raportimi i Ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu, në komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, është përcjellë me përplasje verbale mes Veliut dhe deputetes së LVV-së, Arbëreshë Kryeziu.

Kjo e fundit tha se të gjitha raportet tregojnë se në administratë publike një prej mangësive është politizimi dhe ndërhyrjet politike.

“Njëra prej mangësive është politizimi dhe ndërhyrjet politike. Ajo që kemi parë në vazhdimësi si punësimi është politizuar. Ata që vijnë nëpërmjet lidhjeve politike”, tha ajo.

Asaj i është përgjigjur ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, i cili tha se nuk pajtohet me deklarimet dhe konstatimet e saj.

“Nuk kam bërë ndonjë studim. Por kam vërejtur se administrata publike është e përgatitur dhe e kryen punën e vet në bazë të rregullave të përcaktuara. sa i përket ndikimeve nuk besoj që ka dikush imun, nuk jeni as ju atje ku keni pas mundësi”, tha ai.

Deputetja e LVV-së ka vazhduar të pyes ministrit lidhur me ligjin për sektorin publik, por që ministri Veliu tha se nuk është ftuar të flas për këtë temë.

“Në bazë të kërkesës së komisionit unë kam ardhur për dy pika, procesi i bashkimit, dhe procesi i funksionalizimit të reformës së administratës publike”, tha ai.

Por, deputetja Arbëresha Kryeziu, tha se pyetjet e saj kanë të bëjnë me reformën në administratë publike.

“Jeni mësuar ti lexoni, keni avancuar. Gjithçka çka unë fola nuk ka aspak të bëjë jashtë asaj që jeni ftuar të folni. Ju edhe mund të zgjidhni të mos përgjigjeni sepse nuk ua kanë shkruar”, tha ajo.

Ministri Veliu duke iu drejtuar asaj tha se edhe ajo e ka lexuar pjesën e propagandës.

“Atë pjesën e propagandës e lexuar edhe ju. E keni detyrë t’i lexoni deklaratat e juaja”, tha ai./kp/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img