0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Tahiri kërkon të shqyrtohet sot projektligji për Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme

Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme me pikë të vetme të rendit të ditës shqyrtimin e parë të Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Me këtë rast, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë thirrje që të ketë diskutim lidhur me këtë çështje.

Ai ka thënë se pas shqyrtimit të kësaj pike mund të vijnë edhe ide të reja nga deputetët e kuvendit të Kosovës.

“Po flasim për një dhomë të veqantë në kuadër të Gjykatës Supreme. Ta shqyrtojmë në parim dhe ndoshta do të vijnë ide më të mira nga ju. Tani e tutje është çështje e këshillit gjyqësor. Ndoshta do të rritet edhe numri i gjyqtarëve. Unë mendoj që është  shumë e rëndësishme që na sot me e trajtu këtë çështje, janë 40 faqe projektligj në të gjitha gjuhët. Nuk mundemi me një  nen me i zëvendësu gjyqtarët e EULEX-it”, është shprehur Tahiri.

Përveç kësaj Kuvendi i Kosovës sot mban dy seanca, ku pas të jashtëzakonshmes vazhdon me një seancë të papërfunduar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img