-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Tahiri: Jemi fort të përkushtuar që kosovarët të lëvizin pa viza sivjet

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane lidhur me plotësimin e kriterit të korrupsionit si kusht për liberalizimin e vizave ka thënë se si Qeveri kanë iniciuar disa projektligje që kanë të bëjnë me kushtet për heqjen e vizave.

Ai ka përmendur edhe rritjen e buxhetit për Keshillin Gjyqesor dhe Prokurorial.

Tahiri ka përmendur rishikimin e kodit penal dhe procedurës penale si punë e bërë e cila mundëson efikasitet me të lartë.

Ai ka përmendur që me ndryshimin e Kodit Penal janë rritur dënimet për ata që dënohen për vepra korruptive si dhe nëse një person dënohet për vepra korruptive, 10 vjet nuk kanë të drejtë të jenë në postet publike.

Ministri i Drejtësisë po ashtu ka thënë se duhet të ketë një koordinim më të mirë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit për përmbushjen e kriterit për vizat.

Ai ka thënë se janë të përkushtuar për ta përmbushur këtë kriter që qytetarët kosovarë deri në fund të vitit të lëvizin pa viza.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img