7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Tahiri i shqetësuar për mosbashkëpunimin e Turqisë në fushën e drejtësisë

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, nuk është i kënaqur me bashkëpunimin në fushën e drejtësisë me Turqinë. Në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka bërë të ditur se këto shqetësime i ka ndarë me zëvendësministrin e Drejtësisë së Republikës së Turqisë, Bilal Uçar, të cilin e ka takuar gjatë ditës së marte.

Tahiri ka bërë të ditur se në takim ka kërkuar që të zbatohen marrëveshjet për ndihmë juridike, pasi deri më tani prokuroria e Turqisë nuk ka arritur t’i zbatojë ato.

“Shpreha shqetësimin tim për moszbatimin e mjaftueshëm të marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellët juridike nga ana e prokurorisë turke në kërkesat e Kosovës, në lidhje me ekstradimin e disa shtetasve kosovar që veprojnë në Turqi dhe që dyshohet që janë të infiltruar në organizata terroriste” ka shkruar Tahiri.

Zëvendësministri Uçar është zotuar për trajtim me prioritet për këtë çështje. “Nga zëvendësministri turk mora konfirmimin dhe zotimin që këto kërkesa do të trajtohen me prioritet.

Terrorizmi dhe krimi i organizuar janë ndër kërcënimet kryesore trans-nacionale sot në botë që i afektojnë të dy shtetet tona, andaj edhe kërkojnë angazhime të përbashkëta për luftimin e tyre” ka përfunduar Tahiri.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img