2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Sveçla: Terroristët janë të rrethuar nga njësitë policore, është koha e fundit që të dorëzohen

Ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla, me anë të një psotimi ka dhënë detaje nga sulmi që po vazhdon edhe tash nga terroristë të armatosur, nga Manastiri i Banjskos, shkruan GazetaDemos.

Sveçla ka thënë se njësitë policore kohë pas kohe janë duke u sulmuar nga njësi profesionale e të armatosura rënd.

Ai ka konfirmuar se një numër i terroristëve janë barrikaduar brenda Manastirit të Banjskos.

“Grupet kriminale të mirë organizuara dhe të dirigjuara nga Beogradi, pas bllokimit të urës me mjete të rënda dhe pamundësimit të qasjes në fshatit Bajnskë, kanë sulmuar në pritë njësitë policore, ku për pasojë rreshteri i policisë së rendit Afrim Bunjaku është vrarë, dhe dy të tjerë janë plagosur gjendja e të cilëve është stabile.

Sulmi ka ardhur dhe po vazhdon akoma nga njësi profesionale të përgatitura dhe me një përbërje prej mbi 30 personave, të uniformuar, të maskuar dhe të pajisur ushtarakisht me mjete të blinduara dhe armë të rënda të llojeve të ndryshme.Burimi i sulmeve me armë zjarri është manastiri në Banjska të Zveçanit dhe përreth.

Njësitë tona policore janë aktivizuar në terren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupet e organizuara dhe të armatosura rëndë.

Një numër i tyre janë të barrikaduar brenda manastirit në Banjska edhe sipas deklarimeve zyrtare të Dioqezës Rashkë-Prizren. Këta terroristë janë të rrethuar nga njësitë policore dhe është koha e fundit që të dorëzohen.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Rreshterit Afrim Bunjaku dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Në këto momente të vështira qëndrojmë bashkë dhe fuqishëm pranë tyre”, ka thënë ministri Xhelal Sveçla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img