Site icon PrishtinaPress

Ministri Sveçla: Një i arrestuar për dy të vrarët në Pejë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reagur pas vrasjes tragjike që ka ndodhur sonte në Pejë ku të vrarë mbetën dy persona dhe një tjetër i plagosur.

Sevaçla ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe ka njoftuar se personi i plagosur në këtë ngjarje është arrestuar.

“Sapo më njoftuan se një ngjarje e trishtuar ka ndodhur në qytetin e Pejës ku kemi vrasje të dyfishtë dhe një të plagosur, i cili tashmë është arrestuar”, ka shkruar mes tjerash ai.

Shkrimi i tij i plotë:

Sapo më njoftuan se një ngjarje e trishtuar ka ndodhur në qytetin e Pejës ku kemi vrasje të dyfishtë dhe një të plagosur, i cili tashmë është arrestuar. Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë është qenësore. Prandaj, jemi të përkushtuar, që me të gjitha kapacitetet të zbardhim rastin. Ngjarjet e tilla të dhunës me armë duhet të marrin fund. Jam plotësisht i angazhuar për të siguruar që Policia e Kosovës të ketë të gjitha resurset e nevojshme për të zbardhur rastin dhe ofrojë siguri për qytetarët. Familjeve të të vrarëve iu shpeh ngushllimet e sinqerta.

Exit mobile version