Site icon PrishtinaPress

Ministri Stavileci i gatshëm të kandidojë për kryetar të Prishtinës

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, thotë se është i gatshëm të pranojë kandidaturën për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet që pritet të mbahen në fillim të nëntorit.

Asamblisti i PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka konfirmuar gatishmërinë për ta sfiduar Shpend Ahmetin, i cili do të kërkojë dhe një mandat në krye të kryeqytetit.

“Për çfarëdo projekti të rëndësishëm që ka për qëllim një avancim të një gjendjeje, të zgjidhjeve të problemeve të qytetarëve, punë dhe vetëmohim në dobi të mirëqenies së tyre, unë jam i gatshëm që të pranoj”, ka thënë Stavileci për Ekonomia Online.

Exit mobile version