Sot në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka qëndruar një delegacion i USAID-it, i kryesuar nga Terence R. Slyëka, Drejtor i Programit.
Dy palët shtruan nevojën e vazhdimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit, duke u fokusuar në fushat e targetuara të Ministrisë.
“Ata dhanë idetë në fushat dhe çështjet të cilat mund t’i mbështesin, duke e pasur mundësinë e mirë për t’iu ofruar inputet e rëndësishme MMPH-së, nga të cilat autpute do të përfitojnë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thotë MMPH-ja në një komunikatë për media.
Të dyja palët u dakorduan për të vazhduar përpjekjet e përbashkëta për ta avancuar bashkëpunimin me rezultate të prekshme në fushat respektive.