Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka vendosur që ta mbyll aktivitetin e “Beer and Wine Festival Prishtina’” që po mbahet në pllaton e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Shala në një status në Facebook ka thënë se këtë vendim e ka marr pas ankesave që ka marrë nga qytetarët dhe për shkak të shkeljeve të evidentuara.
“Pas ankesave të shumta nga qytetarët dhe për shkak të shkeljeve të evidentuara respektivisht lejimit të hyrjes dhe konsumimit të pijeve alkoolike nga persona të mitur nën moshën 18 vjet, kam urdhëruar inspektoriatin e tregut të MTI që në këto momente të mbyllë aktivitetin ‘’Beer and Wine Festival Prishtina’’ që po mbahet në pllaton e pallatit të rinisë në Prishtinë”, ka shkruar Shala.