Site icon PrishtinaPress

Ministri serb i ankohet shefit të ri të BE-së: Kosova s’po përmbush obligimet e Marrëveshjes së Brukselit

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, bisedoi sot me shefin e ri të delegacionit të BE -së në Serbi, Emanuele Joffre.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Selakoviq theksoi se dialogu dhe kompromisi janë çelësi për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme, por gjithashtu shtoi se “Prishtina me këmbëngulje nuk i përmbush detyrimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit dhe nuk mundëson krijimin e Asociacionit të Komunat serbe, raporton Tanjug.

Ai tha se është e nevojshme që Prishtina të fillojë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura, dhe tha se presin që Bashkimi Evropian, si garantues i Marrëveshjes së Brukselit, të këmbëngulë fort në këtë.

Exit mobile version