Site icon PrishtinaPress

Ministri Reçica jep lajmin. Rritet fondi për mbështetje të projekteve të komunitetit jo shumicë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica priti në takim grupin e deputetëve përfaqësues të komunitetit jo shumicë, Veton Berisha, Emilija Redzepi  dhe Etem Arifi, me të cilët diskutoi rreth mbështetjes që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) po u jep projekteve kapitale për komunitetet jo shumicë.

MPMS-së fillimisht i ishin ndarë mjete prej 1.8 milionë euro për projekte kapitale, “Mbështetje për komunitetet jo shumicë”  për komunitetet, turk, boshnjak, rom, ashkali, egjiptian, goran.

Ministri Reçica i njoftoi deputetët se këtij fondi, në koordinim me Ministrinë e Financave, i janë shtuar edhe 600 mijë euro, duke rritur kështu fondin në 2.4 milionë, për mbështetje të projekteve për komunitetet e lartpërmendura.

“Me anë të këtij fondi, në bashkëpunim edhe me komunat e Kosovës, po synojmë që t’i mbështesim të gjitha projektet e komunitetit turk, boshnjak, rom, ashkali, egjiptian, goran. MPMS, në kuadër të objektivave të saj për rritje të mirëqenies sociale, po bënë përpjekje maksimale për të siguruar mirëqenie të mirëfilltë për të gjitha kategoritë e shoqërisë në vend”, tha ministri.

Nga ana tjetër, deputetët falënderuan ministrin për pritjen dhe përkrahjen që po i jep komuniteteve jo shumicë, duke theksuar se një mbështetje e tillë i kontribuon sigurimit të një mirëqenie stabile për këto komunitete.

Të dyja palët u dakorduan për thellim të bashkëpunimit edhe në projekte të ngjashme në të ardhmen, për çka ministri shprehi garancën se MPMS është e përkushtuar që secila kategori e shoqërisë në vend të ndjejë dorën e mbështetjes nga shteti.

Exit mobile version