1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Rakiq: Falemnderit o serbë të veriut – pa vendosmërinë tuaj s’do ta arrinim marrëveshjen e Brukselit

Shefi i Listës Serbe, që është edhe ministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë Kurti II, Goran Rakiq ka deklaruar se tensioni i situatës në veri të Kosovës pas reciprocitetit të targave dëshmoi që formimi i Asociacionit [Zajednicës] është i domosdoshëm për stabilitet.

Në një intervistë dhënë mediumit të quajtur “Kosovo Online” ai tha se në pikëpyetje është kredibiltieti i Bashkimit Evropian [BE].

““Tani më shumë se asnjëherë besueshmëria e BE-së po testohet. Formimi i Asociacionit që ka pritur tetë vjet, është treguar më shumë se kurrë, se duhet bërë për të stabilizuar situatën dhe duhet zbatuar marrëveshja e Brukselit. Pa Asociacion nuk ka stabilitet dhe Bashkimi Evropian, si garantues i marrëveshjes, e ka konfirmuar sërish se është obligim i Prishtinës që ta formojë Asociacionin”, ka thënë Rakiq.

Rakiq falenderoi qytetarët serbë që protestuan, duke thënë se pa vendosmërinë e tyre s’do ta arrinin marrëveshjen për targa që u arrit në Bruksel të enjten.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img