Pas pritjes në pikën kufitare në Han të Elezit, ministri i BPZhR-së, Faton Peci, ka zhvilluar takim bilateral në objektin e ministrisë me ministrin e Bujqësisë dhe Ushqimit të Bullgarisë Kiril Vatev, raporton Ekonomia Online.
Ministri Peci dhe ministri Vatev në këtë takimin kanë diskutuar për konkretizimin e bashkëpunimit në mes të dyja shteteve në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural përmes projekteve të përbashkëta zhvillimore.
Pas këtij takimi, të dy homologët do të nënshkruajnë një Memorandum të Bashkëpunimit.
Krahas kësaj, të dy së bashku do të realizojnë edhe një varg aktivitetesh, duke përfshirë këtu vizitat tek disa agrobiznese vendore në vendin tonë, për t’u njohur nga afër me potencialin zhvillimor të prodhuesve vendor.
Ministri Peci dhe homologu i tij bullgar, Kiril Vatev, gjatë kësaj vizite do të bisedojnë edhe për mundësitë e thellimit të shkëmbimeve tregtare mes shteteve të tyre në mënyrë që produktet e Kosovës të jetë pjesë e tryezave bullgare.