Site icon PrishtinaPress

Ministri Peci thotë se së shpejti do të finalizohet projekti më i madh për agro-turizmin

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar Hetem dhe Mustafë Begun, të cilët janë kthyer në vendlindje dhe kanë investuar në agro-turizëm.

Ata këto investime i bën në fshatin Kaçandoll dhe ministri Peci ka thëë se mërgimtarët e tij duhet të merren si shembuj.

Ministri ndër tjerash tha se këtë vit Qeveria ka ndarë 3.5 milionë euro për agro-turizëm dhe zhvillim rural.

“Kosova ka potencial zhvillimor ekonomik në agroturizëm si dhe prodhimtari të ushqimit bio, organik e të shëndetshëm, andaj i përgëzoj Hetemin dhe Mustafën për investimet e tyre në vendlindje dhe ju bëj thirrje të gjithë mërgatës sonë, që ta ndjekin shembullin e tyre”, shkroi ai në Facebook.

 

 

Exit mobile version