Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas bastisjes në institucionin që drejton dhe arrestimit të zyrtarit Bedri Dobra nga Departamenti për Politika Bujqësore dhe Tregje.
Peci e ka përshëndetur ndërhyrjen e hetuesve, duke theksuar se ka qenë vetë ministria e tij që ka dorëzuar qindra raste abuzimi financiar me një vlerë prej mbi 500 milionë eurosh.
“Shumë e falënderojmë këtë ekspeditë. Kjo ka qenë kërkesa jonë që organet e drejtësisë të jenë sa më ekspeditive. Deri më tani nuk kemi parë asnjë veprim nga prokuroria, gjykatat apo mekanizmat e tjerë të drejtësisë për veprime të paligjshme. Tash jam i vetëdijshëm se kohëvë të fundit jam njëri nga figurat publike dhe politike, që gëzon besim të jashtëzakonshëm qytetar, dhe është një proverb që thotë” sa më shumë që arrihet më shumë besim te qytetarët, aq më shumë krijon armiq të rrejshëm”, tha Peci, në një prononcim për media.