3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Pal Lekaj tregon se kur përfundon autostrada Prishtinë-Pejë

Në fund të pranverës është paralajmëruar se do të nisin punimet për autostradën Prishtinë-Pejë, respektivisht rruga Kievë-Zahaq.

Ky projekt duket se do të ketë disa vonesa, ndonëse u desh të pritej 24 muaj për largimin e 72 shtyllave elektrike që ishin, e që u larguan vetëm për dy javë, shkruan Indeksonline.

Ministri i Infrastrukturës (MI), Pal Lekaj ka thënë se për projektin që do të zgjas dy vite, po punohet intenzivisht.

“Për Rrugën Kievë – Zahaq po përgatitemi me të gjitha procedurat teorike e ligjore dhe me pak vonesa, në këto procese, për shkak se po bëhet në bashkëpunim me BERZH ‘n dhe Bankën Evropiane Investive. Besojmë dhe po angazhohemi që gjatë mesit të verës me fillu praktikisht punimet dhe në afatin prej dy viteve më përfundu ky projekt që është mjaft i rëndësishme për rajonin e Dukagjinit dhe jo vetëm”, ka thënë Lekaj në një prononcim për Indeksonline.

Sipas tij, kjo rrugë është një arterie që e lidhë Shkupin, Tiranën dhe Prishtinën me Malin e Zi.

“ Pra nuk po bëhet fjalë vetëm për një rrugë nacionale por edhe për një korridor rajonal”, ka thënë tutje Lekaj.

Kujtojmë se shumë e ndara për këtë autostradë, është 198 milionë euro. Prej tyre 38 milionë janë nga buxheti i Kosovës, 71 milionë nga BERZH dhe 85 milionë do të ndahen nga Banka Investive.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img