Site icon PrishtinaPress

Ministri Murati thotë se situata në kufi tani është më e mirë

Ministri i Diasporës, Valon Murati ka thënë se në bazë të informacioneve të fundit që i ka, pritjet e bashkatdhetarëve në kufi janë më të vogla.

Ai për RTK ka thënë se dje pritjet në kufirin Serbi-Kosovë kanë qenë deri në tetë orë, ndërkaq sot pritje të gjata ka pasur në kufirin Kroaci-Serbi.
“Kam qenë në kontakt me institucionet e ndryshme të vendit. Dje kemi bërë presion tek pala serbe, që ata ta përshpejtojnë punën. Gjendja më e rëndë ka qenë në Merdare ku bashkatdhetarët tanë kanë pritur deri në 8 orë.Është dashur të ndërhyrja e gjithë mekanizmave. Në mbrëmje ka filluar të bie pritja”, ka treguar Murat.
“Ka vazhduar sot një gjendje e rëndë në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë”, ka thënë tutje ministri Murati.
Duke folur për gjendje në kufi gjatë të dielës, ministri Murati ka thënë se situata është më e mirë.
“Situata tash është më e mirë. Informatat që i kam është se prej 1 orë deri në 30 minuta janë pritjet”.
Sipas ministrit të Diasporës, gjendja e rënduar në kufirin Serbi-Kroaci, sot ka qenë për shkak të koncentrimit të madh të bashkatdhetarëve por edhe shumë qytetarëve të Turqisë dhe Kroacisë që kanë zgjedhur vendkalimet kufitare me Kroacinë, me ç ‘rast janë krijuar kolona të gjata të pritjes.
Sipas ministrit Murati, pritjet e gjata në kufirin Kosovë-Serbi do të shmangeshin nëse do të kishte më shumë vendkalime kufitare por edhe ndërtimi i terminaleve të reja doganore.
Ai ka njoftuar se Kosova, vitin e ardhshëm do të nisë ndërtimin e një terminali të ri doganor në Merdare.

Exit mobile version